Si do të jetë moti në Kosovë të premten

Autori:Zekirja Shabani

moti_1544126284-2400969

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për të premten.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se dita e premte do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira kalimtare. “Vranësirat më të theksuara do të shfaqen në jugperëndim dhe veriperëndim të vendit, kurse në orët e para në ultësira parashihet të krijohet mjegull e radiacionit. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin nga -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius”, thuhet në njoftim. Sipas IHMK-së, shtypja atmosferike mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales, por që qarkullimi i masave të ftohta të ajrit të ardhura nga pjesa juglindore e kontinentit do të jetë aktive dhe do të ndikojnë pozitivisht në cilësinë e ajrit. “Nuk parashihen reshje të asnjë forme as ditën e premte. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s”, përfundon njoftimi.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/si-do-te-jete-moti-ne-kosove-te-premten/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala