Shtyhet interpelanca për pagat, shkak mungesa e Ramush Haradinajt

Autori:Gazeta Fjala

ramush-haradinaj_1518514830-6084411

Seanca e Kuvendit të Kosovës, e cila ishte paraparë të mbahet sot, është shtyrë për të enjten

Seanca është shtyrë për shkak të mungesës së kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj.

Kjo seancë e cila kishte mbetur në gjysmë javën e shkuar, është shtyrë me kërkesë të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Me pëlqim të grupeve parlamentare seanca mbahet të enjten ora 10:00”, ka njoftuar nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shtyhet-interpelanca-per-pagat-shkak-mungesa-e-ramush-haradinajt/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala