Shtrenjtohet buka e vaji

Autori:Gazeta Fjala

buke1

Qytetarët më nuk do të mund t’i blejnë më çmijme të njëjta bukën e vajin. Kjo pasi që çmimi për këto produkte ka shënuar ngritje.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin shtator të vitit 2017″.

“Ngritje e çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet: bukë dhe drithëra (1.0%); mish (1.1%); vajra dhe yndyra (3.5%); pemë (6.0%); sheqer dhe ëmbëlsira (4.5%); kafe, çaj dhe kakao (9.5%); duhan (7.4%); këpucë (4.0%); rrymë, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (17.1%)-(ngritje e çmimit të energjisë elektrike në muajin shtator 2017″ për 27.6%, krahasuar me tarifat verore të muajt shtator të vitit 2016); përdorim i pajisjeve për transportin personal (3.1%) – (ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2.1% në IHÇK”, thuhet në raportin e ASK-së.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend është më i lartë për 0.1% në muajin shtator 2017″, krahasuar me muajin gusht 2017″.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë (0.9%); perime (5.5%); gaz dhe lëndë të tjera djegëse (1.4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4 për qind në IHÇK.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te disa nëngrupe të COICOP-it, me një ndikim të përbashkët prej (-0.3%) në IHÇK.

Shkalla e inflacionit e matur në muajin shtator 2017″ me muajin shtator 2016 ishte 1.7%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 1.7% në muajin shtator 2017″, krahasuar me muajin shtator 2016. Kjo kryesisht është shpjeguar me disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve në këtë periudhë te nëngrupet: qumësht, djathë dhe vezë (-1.4%); blerje e automjeteve (-1.7%); pajisje telefonike dhe të telefaksit
(-8.4%); pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave (-6.5%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.4%) në IHÇK.

Zbatimi i tarifave të reja me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë nga 1 prilli i vitit 2017″ të aprovuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji të Republikës së Kosovës, të datës 31 mars 2017″, është shkaku i ndryshimit të çmimit të energjisë elektrike në çdo muaj, të kalkulur nga Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KES/CO)./Gazeta Fjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shtrenjtohet-buka-e-vaji/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala