Shtrenjtohen produktet në Kosovë

Autori:Gazeta Fjala

cmimet

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin nëntor të vitit 2016 në bzë të së cilit shihet se çmimet e konsumit në vend janë më të larta për 0.1 për qind në muajin nëntor 2016, krahasuar me muajin tetor 2016.

Gjatë kësaj periudhe është shtrenjtuar sheqeri dhe ëmbëlsirat  për 2.4 për qind; duhani 1.3 për qind; kafja, çaji dhe kakao 1.4 për qind.

Ndërkaq, shkalla e inflacionit e matur në muajin nëntor 2016 me muajin nëntor 2015 ishte 0.9 për qind.

“Ngritje e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet: mish (1.3%); qumësht, djath dhe vezë (2.1%); sheqer dhe ëmbëlsira (9.3%); kafe, çaj dhe kakao (1.4%); duhan (6.4%); veshje (3.1%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (1.2%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (1.2%); shërbime për transport (7.5%) – (ngritje e çmimit të biletave me aeroplan) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.2% në IHÇK”, thuhet në raportin e ASK-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shtrenjtohen-produktet-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala