Shtrenjtohen prodhimet bujqësore

Autori:Gazeta Fjala

produkte

Në tremujorin e dytë të këtij viti, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 3.94 përqind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016, kurse indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rënie për 6.39 përqind.

Pra, indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 0.16%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016.

Kështu thuhet në kumtesën e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, e cila ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi“.

“Për të bërë krahasime dhe për t’i vërejtur ndryshimet janë prezantuar të dhëna për tremujorët e dytë të viteve 2010-2017 dhe për vitin bazë 2010. Ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë.

Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe në vende të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen.

Prodhimet, që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, në këtë publikim veçohet në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në kg, litër dhe copë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shtrenjtohen-prodhimet-bujqesore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala