Shtohet numri i pacientëve në QKUK për shkak të ndotjes së ajrit

Autori:Gazeta Fjala

qkuk-2-730x440_1500042244-8443581

Për shkak të ndotjes së ajrit në Prishtinë numri i pacientëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore në Klinikën e Pulmologjisë është rritur ndjeshëm.

Besohet që simptome si problemet me frymëmarrje, kollitjet e shpeshta, këlbaza, temperatura kanë të bëjnë direkt me ndotjen e ajrit në kryeqytet.

Edhe Tahire Maloku-Gjergji, drejtoreshë e Departamentit të Ekologjisë Humane, IKSHP ka thënë në Info Magazine se numri i pacientëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është rritur.

Prishtina, nga matësit e ndryshëm të ajrit, vlerësohet se është një nga qytetet më të ndotura në botë, e renditur në mes të qyteteve të mëdha industriale të Kinës, Indisë e vendeve të tjera të asaj pjese.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shtohet-numri-i-pacienteve-ne-qkuk-per-shkak-te-ndotjes-se-ajrit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala