Shtohet edhe një sulm ndaj Kuvendit të Kosovës

Autori:Gazeta Fjala

Kuvendi-i-Kosovës-Foto-Ilustrim-650x358

Kuvendi i Kosovës kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmëndjes për sulmin me zoll, protestat e Lëvizjes Vetëvendosje, seanca për demarkacionin dhe hedhja vazhdimisht e gazit lotsjellës, por së fundmi kuvendi u sulmua edhe nga ana kibernetike nga një person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur nga Policia e Kosovës.

Policia bën të ditur se dje në orën 11:00 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti është kapur para hyrjes së Kuvendit duke tentuar të ndërhyj në sistemin kompjuterik të objektit të Kuvendit të Kosovës.

Mësohet se i dyshuari ka ndërhyrë edhe në rrjetin televiziv të kuvendit. Në të njëjtën orë po zhvillohej edhe protesta e Vetëvendosjes por ende nuk dihet nëse i dyshuari ka patur lidhje me protestën apo ka vepruar i pavarur.

Policia njofton se ka konfiskuar një kabllo dhe një pajisje wifi dhe më pas me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shtohet-edhe-nje-sulm-ndaj-kuvendit-te-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala