Shtohen shqetësimet e qytetarëve për komandantin “kaubojs” të policisë në Lipjan

Autori:Gazeta Fjala

policia-e-kosoves-765x510-2-765x450

Këto ditë në rrjetët sociale, u përhap video virale, ku shihej “lufta” e një skuadre policie për të arrestuar një person, në qender të Lipjanit. Deri këtu, gjithcka është OK, sikur që në afërsi të ngjarjes të mos kishte fëmijë të cilët, pa dashjen a tyre u përfshinë në këtë skenë. Cka na thotë kjo?

Policia, e ka për detyrë që në cdo rrethanë të na “mbrojë”, ashtu sikur që e ka për detyrë që fëmijët të na I ruaj nga skena të tilla. Kjo ngjarje, flet më së miri për frymën dhe percepcionin qe kanë qytetarët e Lipjanit për udhëheqjen e polcisë së qytetit të vet.

Nësë dikush futet në internet dhe e shkruan emrin e komandantit të policisë së lipjanit, ndër të tjera do ju dalin edhe linqe si këto në vijim; http://kallxo.com/lenduari-policia-kerkoi-te-mos-e-bej-te-madhe-rrahjen/

Në këtë artikull të kallxo.com, flitet për një rrahje të cilen e ka shkaktuar hic më pak se vllau i “kaubojsit”. I shkreti qytetar, e ka lajmëruar këtë rast, tek “kaubojsi”, I cili e kishte fshehur raportimin.
Bazuar në këto që po I shofim tash, të krijohet përtypja që mosbesimin në policinë e Kosovës në lipjan, vie si pasojë e keqmenagjimit nga Komandanti Imer Kacara.

Për komandanti “kaubojs”, mund të thuhet, se ka lidhje të forta me Inspektoratin policorë të Kosovës dhe njësin e standardeve profesionale, brenda policisë së Kosovës, dhe ka fituar një paprekshmeri nga ligji, ose thënë shkrut, është bërë vet ligji.

Policia e Lipanit është një polici shumë e mirë dhe shume profesionale por sjelljet e këtij komandani për të cilin më në fund thuhet se po e heton Prokuroria për përfshitje në vepra Penale e ka zbehur besimin e qytetarëve të Lipjanit në Policinë e vet.

Kaubojsi, e ka një lëndë në prokurorinë e shtetit për një rast sulmi në një institucion që udhëhiqet nga qytetarët e komunës së Lipjanit. Kjo na tregon, se në cfarë pozite janë qytetarët, kur I njëjti shantazhon, fyen, dhe sulmon edhe në rrjete sociale, duke harruar së është komandant policie për të gjithë qyetatarët, dhe nga taksat e të cilëve ai edhe paguhet.

Në këtë rast sdo të vlente thenja, që mos e harro të kaluarën, që mos të përsëritet. Por kujto të kaluarën, dhe vepro për të mos u përsëritur.

Komandanti e ka në dorë, ai duhet të jep shembull. Në rastin më të mirë, do duhej të largohet nga ajo karrigë, ose ne qytetarët të largohemi nga ai qytet./qytetari anonim/

***Gazeta Fjala, boton të plotë një shqetësim të një qytetari, nën pseudonimin “Qytetari anonim”, duke ruajtur identitetin e tij me kërkesë të autorit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shtohen-shqetesimet-e-qytetareve-per-komandantin-kaubojs-te-policise-ne-lipjan/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala