Shteti nuk u siguron avokat të akuzuarave për vepra penal të dënueshme nën 8 vjet

Autori:Gazeta Fjala

werfgwefwe

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në bashkëpunim me programin “Kërko Drejtësi”, ka organizuar Konferencën “Përfaqësimi ligjor falas në çështjet penale dhe zbatimi i praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”.

Gjatë konferencës u bë publik edhe raporti “Ndihma Juridike Falas në çështjet penale dhe zbatimi i standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut nga Gjykatat e Kosovës”.

Bazuar në të gjeturat e raportit sistemi i ndihmës juridike falas në Kosovë nuk funksionon për të pandehurit e akuzuar për krime nën tetë vjet burgim, të cilët nuk kanë mjete për të pasur ndihmë juridike.

Ndihma juridike falas e sponzoruar nga shteti është e drejtë themelore e personit të akuzuar për një vepër penale që mund të përfshijë rrezik të jetës së tij ose të lirisë personale, raporton Ekonomia Online.

Sipas IKD-së dështimi i institucioneve për të siguruar burime të tilla për të pandehurit të akuzuar për krime nën tetë vjet burgim jo vetëm që shkel neni 58 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës dhe neni 4 të Ligjit për Ndihmë Juridike Falas, por gjithashtu bie në kundërshtime me nenin 30 pika 5 të Kushtetutës.

Sipas të gjeturave të IKD-së shqetësimi më i madh është mungesa e angazhimit të institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e kësaj të drejte themelore nëpërmjet financimit të nevojshëm.

Të dhënat tregojnë se gjyqtarët, prokurorët dhe policia nuk e kuptojnë plotësisht mandatin e tyre kushtetues or të siguruar një avokat për të pandehurin e varfër.

John Furnari nga “Programi për drejtësi”, ka thënë se vazhdimisht nga përkrahur përfaqësimin e tillë në gjykatore.

Sipas tij, edhe legjislacioni në fuqi e parasheh një gjë të tillë dhe kjo është për tu përshëndetur.

“ShBA kanë financuar nga kohë më parë këshillat ligjore ose juridike në gjykatore, financimi bëhet me qëllim që të jetë një përfaqësim i tillë. Në Kosovë janë neni 57 dhe 58, por nuk mund ta bëjnë një përfaqësim të përshtatshëm iniciativa e Odës së Avokatëve është për të përshëndetur sepse përfaqësimin tillë në gjykatore është i nevojshëm”, është shprehur Furnari.

Raporti përfshinë të gjeturat e monitorimit të Departamenteve të Përgjithshme-Divizionet Penale të Gjykatave Themelore në Prishtinë, Prizren dhe Pejë, nga 1 shkurt deri më 30 maj 2017, kornizën ligjore dhe standardet ndërkombëtare të aplikueshme në Kosovë.

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Afërdita Bytyqi, ka thënë, për gjyqtarin është më e lehtë kur pala është e përfaqësuar me mbrojtje.

Sipas saj, buxheti i gjykatës është shumë i vogël për të mbuluar të gjitha kërkesat që vijë për angazhim të avokatëve.

“Nuk është numër i pakt i atyre palëve që vijnë në gjykatë pa mbrojtje dhe nuk ia kanë idenë se ku janë. edhe unë si gjyqtarë nesër me ndodh kam nevojë për mbrojtje. Mungesa e buxhetit sjell palët për avokat. Kur ne i rekomandojmë palët ata thonë që nuk kanë buxhet. Buxheti i gjykatës është shumë i kufizuar. Besoj që shteti do të jetë më dorëlirë kur ndajnë buxhet për sistem të drejtësisë”, ka thënë Bytyqi.

Ramadan Gashi, drejtor i Agjencionit për Ndihmë Juridike Falas, ka thënë se ndihma juridike është kategori kushtetuese. Ai ka treguar edhe për punë që bënë ky agjencion.

“Në praktik nuk po arrijmë të përmbushim këtë kategori kushtetuese. Sot jemi të shtritë vetëm në 7 regjione he kemi mungesë. Tek vitin e kaluar me shumë vështirësi jemi shtrirë në këto territore. Për shkake të mungesës së buxhetit ne ofrojmë ndihmë vetëm në gjykata dhe këshillin gjyqësor. Në angazhojmë avokat për civile. Kur vjen momentin përfaqësimit në gjykata ne angazhojmë avokat. Vetëm 10% e rasteve që vijnë tek ne iu angazho avokat sepse tjerat raste arrijmë t’i mbulo me stafin tonë”, ka
thënë Gashi.

E nga Oda e Avokatëve të Kosovës thuhet se drejtë themelore e të arrestuarit është e drejta për avokat, e nëse i pandehuri nuk arrin të bëjë këtë, gjykata duhet t’i ofroj.

Oda ka të angazhuar 800 avokat në që ofrojnë ndihmë juridike për të pandehurit.

“Oda e Avokatëve është e gatshme që sjell mbrojtjen, oda ka obliguar të gjithë avokatët që një herë në vit të përcjellin një rast, që nga marrja në pyetje në polici e deri në zgjidhje te problem. Oda ka 800 të angazhuar e që do të thotë do kemi 800 raste në vit që i ofrojmë falas për mbrojtje për të gjithë ata që kanë nevojë. Sa i përket çështjes së obligimit, është me interes kur jemi të bëjmë më pyetjet e tërthorta kur palët nuk e kanë idenë se çka do të thotë ekzaminimin kryqëzuar”, ka thënë Behar Ejupi përfaqësues i Odës së Avokatëve të Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shteti-nuk-u-siguron-avokat-te-akuzuarave-per-vepra-penal-te-denueshme-nen-8-vjet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala