Shteti bllokon prodhuesit vendës

Autori:Gazeta Fjala

Jar0006640
Lorries queue on the M20 during 'Operation Stack' after yesterday's fire in the channel tunnel.

Vetëm 12 ditë ka zgjatur reforma fiskale që i përkrahë prodhuesit vendorë. Nga e Premtja një numër i madhë i kamionëve me lëndë të parë për prodhuesit kosovarë ka mbetur i bllokuar në kufi, shkruan Gazeta Fjala.

Pronari i fabrikës për përpunimin dhe prodhimin e produkteve të mishit, “Meka” Burim Piraj, ka bërë të ditur se kjo po ndodhë pasi është pezulluar pakoja fiskale, e cila i liron nga taksat produktet e lëndës së parë.

“Pakoja e shumë përfolur fiskale nga dje më 12 Janar 2017 është pezulluar. Si pasojë kamionët me lëndë të parë kanë ngelur në Doganë! Reforma që ka prit biznesi i vendit plotë 19 vjet pas zbatimit 10 ditorë është pezulluar!”, ka shkruar Piraj në llogarinë e tij në facebook./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shteti-bllokon-prodhuesit-vendes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala