Shtesat përtej pagës i kushtojnë buxhetit 60 milionë në vit

Autori:Gazeta Fjala

qeveriaa1-650x358

Batuta “Zyrtarët kosovarë realizojnë paga të vogla, por të ardhura të mëdha”, nuk është krejt koti. Një dokument e mbështet fort atë.

Në secilin vit, nga buxheti i shtetit dalin rreth 60 milionë euro vetëm për shtesat mbi pagë që realizojnë zyrtarët.

Shtesat janë nga më të ndryshmet, ngaqë secilit institucion i janë lënë duart e lira për t’i përcaktuar vetë ato. Kjo për shkak se ka munguar një ligj, që do të vinte disiplinë në këtë fushë, shkruan sot Koha Ditore.

E dhëna për faturën e shtesave të zyrtarëve që duhet paguar nga arka e shtetit, është dhënë në një draft të koncept-dokumentit për pagat.

parasë publike abuzohet nëpërmjet shtesave financiare mbi pagat bazë”, i ka thënë gazetës Abdixhiku. “Disa nga këto shtesa janë edhe të pakuptimta; sepse kompensojnë sërish zyrtarët për punën bazë, për të cilën paguhen me pagë”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shtesat-pertej-pages-i-kushtojne-buxhetit-60-milione-ne-vit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala