Shtëpia e Tmerrit bëhet muze (VIDEO)

Autori:Gazeta Fjala

57154615_1008195609376227_116723664778428416_n-852x460-1

Në një shtëpi të vogël në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë, 20 vjet më parë forcat serbe mblodhën qindra gra e burra, për t’i dhunuar e për t’i vrarë.

Në përvjetorin e 20-të u vendos të bëhet “Shtëpi Muze”.

Kjo u bë nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe në bashkëpunim me OJQ “Zëri i Prindërve”, ku sot u bë hedhja e gurrthemelit të ‘Shtëpisë Muze’.

Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme lokale e qendrore, familjarë të viktimave, si dhe shumë qytetarë.

Bajram Çerkini, kryetar i Shoqatës të të pagjeturve në Mitrovicë, tha se lotët e këtij vendi këtu janë të veçantë, derisa u shpreh i pakënaqur me drejtësinë për mos kapjen e autorëve të këtij krimi.

“Lotët e këtij vendi janë të veçantë në Kosovë, sepse të shohim ku janë kriminelët, ata kësajde sillen, këtu janë, na shikojnë për dritare, qeshin me neve, ndërsa ne çka kemi bërë”, sqaroi Çerkini.

Në anën tjetër, ideatori i ‘Shtëpisë Muze’ dhe banor i lagjes së ‘boshnjakëve’, Fevzi Beqiri, duke kërkuar nga qeveria përkujdesje më të madhe për veriun, ka ftuar prokurorinë që të hulumtoj këtë rast dhe të arrestoj kriminelët.

Gazeta inFokus ka sjellë rrëfimin e 72-vjeçarit, Isa Sherifi i cili humbi dy djemtë në këtë krim.

Isa Sherifi, ka treguar për inFokus se kush dyshon se e kreu këtë krim.

Ai ka përmendur tre emra, të cilët thotë se e kryen këtë krim të rëndë.

Ndiqeni të plotë rrëfimin e tij:

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shtepia-e-tmerrit-behet-muze-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala