Shtatzënat që përdorin barna për infeksionet maja, rrezikojnë abortin për 50 për qind

Autori:Zekirja Shabani

1459861691-woman-taking-pill-780x439-768x432

Infeksionet maja, apo të njohura në popull si “afte”, janë mjaftë të shpeshta në muajt e parë të shtatzënësisë.

Por, trajtimi i tyre me barna, del të jetë i rrezikshëm, në fazat e hershme të shtatzënësisë.

Gjatë 17 viteve, mjekët në Danimarkë i kanë trajtuar 1.4 milion raste të shtatzënësisë, kur nënat janë trajtuar me flikonazoli – medikament për trajtimin e kërpudhave, që paraqiten në gojë,

Është gjetur se gjysma e shtatzënave që kanë marrë barna, kanë qenë më të prira të abortojnë, se sa ato që nuk kanë marrë barna.

Megjithëse, nga të dyja grupet, ka pasur nga dhjetë për qind gra, që kanë dështuar në shtatzënësi, hulumtuesit kërkojnë që mjekët të mos përshkruajnë barna për këtë rast, së paku në fazat e hershme.

Në hulumtim nuk janë gjetur dëshmi se çfarë bëjnë keq barmat, por besohet se konsumi i tyre, mund të ketë efekte anësore.

Treatments-for-Yeast-Infection-722x406-780x439-300x169

Infeksionet vagjinale janë një nga problemet më të zakonshme që prekin femrat. Duhet të keni parasysh që nëse nuk i trajtoni në kohë, ato mund të përkeqësojnë gjendjen tuaj shëndetësore në atë pikë sa mund të lipset një ndërhyrje e specializuar kirurgjikale.

Ndër infeksionet më të rrezikshme përmendim infeksionin vagjinal Maja që shkaktohet nga kërpudha bakteriale Candida.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shtatzenat-qe-perdorin-barna-per-infeksionet-maja-rrezikojne-abortin-per-50-per-qind/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala