SHSKUK ndëshkon mjekët që e lëvdojnë punën e tyre në rrjetet sociale

Autori:Gazeta Fjala

shskuk1_1515514248-8301645

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Spitalor dhe Klinik të Kosovës ka dalë me vendim për të mos lejuar publikimin e operacioneve pa autorizim. Sipas vendimit . thuhet se mjekëve që nuk respektojnë këtë urdhëresë mund të pasojnë masa disiplinore.

“Në rrjetet sociale në vazhdimësi po publikohen statuse, fotografi dhe video nga ambientet e punës në institucionet përbërëse të SHSKUK-së. Në shumë raste publikohen pamje edhe nga salla e operacionit dhe intervenimeve të tjera, me ç’rast nuk ka asnjë kriter, pra shumë shpesh po hasim edhe në pamje tërësisht profesionale mjekësore nga salla e operacionit dhe intervenime të tjera e që nuk janë për publikun”, thuhet në vendimin e nxjerrë nga Basri Sejdiu, Drejtor i Përgjithshëm i QKUK-së.

Ky vendim ka shkaktuar pakënaqësi te një doktor i cili vetëm dje kishte bërë publikimin e një operacioni të rrallë.

Laparaskopisti, Salih Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se atij i është tërhequr vërejtja nga organet e larta të QKUK-së lidhur me publikimin e videove që sipas tyre duhet të bëhen vetëm me leje të Drejtorisë për Informim dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas dr. Krasniqit, ky vendim po vie pasi ai publikoi ditën e djeshme videon e një operacioni të rrallë në QKUK. Sipas mjekëve, operacioni i kryer është i vetmi në botë.

Krasniqi konsideron se ky vendim është i padrejtë pasi është mirë që të pasqyrohet edhe puna e mirë e mjekëve të këtij institucioni publik.

“Publikimi i cilit do që ka të re diçka është e mirëseardhur dhe mendoj se duhet publikuar që të njoftohet popullata se edhe te ne punohet si në Perëndim. Por vendimi është vendim”, shkroi Krasniqi./GazetaExpress/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shskuk-ndeshkon-mjeket-qe-e-levdojne-punen-e-tyre-ne-rrjetet-sociale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala