Shqiptari nga Vushtrria gëzon një fshat në Afrikë, i’u siguron ujin e pijes

Autori:Gazeta Fjala

60352380_2572375262807652_2730227817198387200_n

Një shqiptar me emrin Ylber Vatovci nga Vushtrria , ndjehet i lumtur pasi që ka arritur që t’iu sigurojë ujë të pijshëm rreth 250 banorëve të një fshati në Afrikën Perëndimore.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai në profilin e tij në ‘facebook’, teksa ka ndarë edhe një fotografi, në të cilën shihet puseta e ndërtuar, e që mbishkrim mbanë emrin e tij.

“Ylber Vatovci, Albania 2019”, shkruhet në pusetë.

Ndërkohë vetë Vatovci në përshkrimin e dhënë thotë se njerëzit mendojnë shumë për gjërat që dëshirojnë t’i kenë, por harrojnë për ato që i kanë.

“Ne mendojmë shumë për gjërat që dëshirojmë, ndërkohë harrojmë shpejtë ato që i kemi. E mira ime e dytë është bërë, me pak para dhe me ndihmën e 250 njerëzve, iu dha jetë fshatit në Perëndim të Afrikës. Për ju, për fëmijët e tyre, fëmijët e tyre”, ka shkruar ai.

Ndërkohë në fotografi shihen të gjithë banorët të mbledhur rreth pusetës, duke shijuar ujin e pijes.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shqiptari-nga-vushtrria-gezon-nje-fshat-ne-afrike-iu-siguron-ujin-e-pijes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala