Shqiptarëve ua shkurton jetën ajri i ndotur

Autori:Gazeta Fjala

ndotja-e-ajrit

Ndotja e ajrit është rreziku më i madh për shëndetin mjedisor për njerëzit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, por si përkthehet ky rrezik? Hulumtuesit kanë përpiluar një hartë të bazuar në gjetjet e reja që tregojnë, varësisht se ku jetoni, sa vite jetë po ju merr ajri i ndotur.

Sipas këtyre të dhënave, shqiptarët do të jetonin 0.23 vite jetë/ person më shumë në qoftë se vendi ynë do të reduktonte ndotjen e ajrit në përputhje me standardin e OBSH-së.  Nga vendet e tjera të rajonit, duket se Shqipëria po i rrezikon më pak jetën banorëve sa i përket ndotjes, ndërsa në Kosovë do të kishim 0.37 jetë/person, Serbi 0.73 jetë/person, Maqedoni 0.59 jetë / person dhe Mali i Zi 0.26 jetë/person.

Shkencëtarët konkluduan se jetëgjatësia e jetës zvogëlohet për rreth shtatë muaj me çdo 10μg / m³ shtesë të PM10 në ajër. “Rezultatet tregojnë rastet kur ekspozimi afatgjatë ndaj ajrit të ndotur shkakton një reduktim të konsiderueshëm të jetëgjatësisë”, tha Michael Greenstone, autor i publikimit dhe drejtor i Institutit të Politikave të Energjisë (EPIC) në Universitetin e Çikagos.

Nga një raporti i bërë publik një vit më parë, vendi ynë rezultonte në një zonë ku ndotja ishte e konsiderueshme, duke marrë në konsideratë matjet e bëra për përpilimin e indeksit të OBSH.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shqiptareve-ua-shkurton-jeten-ajri-i-ndotur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala