Shqiptarët kanë liri në punë- gjysma e të punësuarve e zgjedhin vetë orarin, rekord europian

Autori:Gazeta Fjala

punesimi-i-te-rinjve-600x400

Thuajse gjysma e shqiptarëve në marrëdhënie pune, e caktojnë vetë orarin e tyre të punës. Të dhënat më të fundit të publikuara nga Organizata Ndërkombëtare e Punës tregojnë se, 48% e shqiptarëve të punësuar i zgjedhin vetë orët e tyre të punës, në krahasim me vendet e tjera të marra në analizë nga ILO, asnjë tjetër nuk ka një normë kaq të lartë.

Turqia është ndjekësi më i afërt me një normë në vetëm 34%. Të dhënat e publikuara nga ky raport janë marrë në formën e një sondazhi, ç`ka i jep edhe më shumë besueshmëri këtyre të dhënave.

Nga krahu tjetër, 45% e shqiptarëve në marrëdhënie pune duket se e kanë të pamundur të ndryshojnë orarin tyre të punës, pasi vendoset nga punëdhënësi pa opsion ndryshimi.

Kjo normë nuk është më e ulta, por gjithsesi e vendos Shqipërinë në kategorinë e vendeve me pak konservatore në këtë drejtim. Pjesa e mbetur ndërkohë, rreth 7% deklarojnë se, orarin mund ta ndryshojnë me marrëveshje mes dy palëve.

Në rang global kjo është një ndër normat më të ulta. Të dhënat e Organizatës Botërore të Punës tregojnë se, të paktën në këtë drejtim, punëmarrësi gëzon një avantazh të ndjeshëm nga punëdhënësi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shqiptaret-kane-liri-ne-pune-gjysma-e-te-punesuarve-e-zgjedhin-vete-orarin-rekord-europian/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala