Shqiptarët i besojnë mikut për të gjetur punë

Autori:Gazeta Fjala

punetore_1478118769-5041513

Shqiptarët ende vazhdojnë që t’u besojnë lidhjeve të gjakut apo njohjeve personale kur bëhet fjalë për punësimin. Të dhënat tregojnë se numri i të papunëve që u drejtohen zyrave përkatëse është më i ulët në krahasim me ata të cilëve ju drejtohen të afërmve. Kështu të papunët të cilët kërkojnë punë nëpërmjet Zyrave të Punësimit përbëjnë vetëm 40% të totalit. Ndërsa ata që ju drejtohen miqve/shokëve për të gjetur një punë zënë rreth 80% e të papunëve.

Sipas të dhënave të burimeve administrative, rezulton së në fund të 2016-s janë regjistruar pranë Zyrave të Punësimit 93,889 punëkërkues të papunë nga 145,147 që ishin në fund të 2015-s.

Pranë Shërbimit Kombëtar të Punësimit regjistrohen si punëkërkues të papunë vetëm ata të papunë të cilët kërkojnë punë nëpërmjet zyrave të punës, por jo të gjithë personat e papunë zgjedhin ta bëjnë këtë.

Në krahasim me vitin 2015, numri i punëkërkuesve të papunë është ulur me 35%. Rajoni me uljen më të madhe është Vlora, ndërsa numri i përfituesve nga skemat e mbështetjes me të ardhura është ulur me 61%.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shqiptaret-i-besojne-mikut-per-te-gjetur-pune/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala