Shqipëria vuan urinë – “Indeksi global i urisë 2017”, sërish të fundit në Europë

Autori:Gazeta Fjala

PLAKE-640x383

Shqipëria në sytë e botës dhe Europës është një vend që vuan urinë, dhe vendi më problematik në kontinent në këtë drejtim.

Këto përfundime shfaqen në raportin e Institutit ndërkombëtar të politikave dhe kërkimit ushqimor që ka publikuar së fundmi “Indeksin e urisë 2017”.

Raporti merr në vlerësim 119 vende, dhe Shqipëria është një ndër 10 vendet europiane të ekzaminuara.

Ndër këto 10 vende europiane, rezulton e fundit, e po ashtu rezulton e fundit në rajon, pas vendeve si Maqedonia, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi apo Serbia.

Këtë fakt e ilustron mjaft mirë edhe harta, ku ngjyra jeshile e hapur tregon një nivel të moderuar të urisë, ndërkohë që ngjyra e gjelbër tregon një nivel të ulët të urisë.

Në raportin e këtij viti, Shqipëria renditet e 48-ta në botë, dhe paçka se mbetet e fundit në Europë, pranë vendeve të botës së tretë. Shqipëria ka bërë një përmirësim me pesë pozicione në krahasim me raportin e vitit të kaluar, kur renditej e 53-ta.

Pjesë e raportit janë ekonomi jo shumë të zhvilluara, ndërkohë që pjesën dërrmuese e zënë vendet e cilësuara ndryshe si të botës së tretë. Pavarësisht renditjes, raporti tregon se në krahasim me vitin 2008 janë bërë progrese të dukshme.

Me një indeksim ku norma më e lartë tregon performancë më të dobët, Shqipëria në vitin 2017 grumbullon 11.1 pikë nga 11.8 pikë që grumbullonte në vitin 2016./scan-tv/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shqiperia-vuan-urine-indeksi-global-i-urise-2017-serish-te-fundit-ne-europe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala