Shqipëria tregu kryesor i patates së Kosovës

Autori:Zekirja Shabani

patate

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka treguar se Kosova eksporton mbi 1.3 milion euro patate në vendet e CEFTA’s. Prej tyre, pjesa më e madhe shkojnë në tregun e Shqipërisë, ndërsa Serbia zë vendin e dytë e përcjellë nga Maqedonia sa i përket eksporteve të paapates.

“Eksporti total i patates me vendet e CEFTA’s arrin vlerën prej; 1,391,261€, ku Shqipëria zë vendin e parë ku është eksportuar 1,130,039 €, ndërsa, pjesa tjetër shumë e vogël prej shumës totale është eksportuar në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni”, ka thënë Bajrami, në Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka thënë se ka informacione nga bujqit se po shesin produktet e tyre me çmime nën koston e prodhimit për shkak të ekzistimit të monopolit, mirëpo, kjo çështje ende nuk është adresuar te institucionet.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, respektivisht Departamenti i Tregtisë mban takimet e rregullta me bizneset në kuadër të grupeve punuese për Politika Tregtare, ku vet bizneset janë edhe bashkë kryesues në këto takime, ku adresohen çështje të ndryshme të bizneseve nga sektor të ndryshëm, po në ketë rast një çështje e tillë lidhur me monopolin dhe shitjen e produkteve nën kosto nuk është ngritur deri me tani”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shqiperia-tregu-kryesor-i-patates-se-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala