Shqipëria rekord azilantësh

Autori:Gazeta Fjala

azilantet-e-kosoves.jpga_-587x392-587x358

Siria ishte vendi i origjinës me numrin më të lartë për azil-kërkuesit, i ndjekur nga Shqipëria, Serbia dhe Kosova, Afganistani, Iraku me 2015.

Raporti vjetor i UNHCR-së “Tendenca Globale”, tregon se duke filluar nga fundi i 2015, janë zhvendosur 65.3 milion njerëz.

Kjo është hera e parë që pragu prej 60 milionësh është kapërcyer, shpjegon UNHCR.

Gjermania ishte pritësi më i madh i kërkesave të reja për azil, me 441,900 të regjistruar gjatë vitit 2015. Kjo është më shumë se dyfishi i numrit të regjistruar një vit më parë.

Numri më i madh i aplikimeve është pranuar për individë me origjinë nga Siria – 158,700 aplikacione të reja, ose rreth katër herë më shumë se gjatë vitit 2014. UNHCR referon se, Gjermania pa një rritje dramatike të numrit të aplikacioneve të reja për azil nga Shqiptarët me rreth 53,800 kërkesa ose gjashtë herë më shumë se një vit më parë, raporton Monitor.

Suedia renditet e treta në vitin 2015 me 156,400 aplikime të reja për azil, më shumë se dyfishi i vitit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shqiperia-rekord-azilantesh-e-dyta-ne-bote-pas-sirise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala