Shqipëria ndryshon historinë e Kosovës

Autori:Zekirja Shabani

qeveria shqip

Qeveria e Shqipërisë ka nisur rishkrimin e historisë për Kosovën. Kryeministri, Edi Rama ka dhënë urdhër që të rishkruhen të gjitha librat e historisë në Shqipëri. Kështu ka bërë të ditur ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

“Ministri Rama ka dhënë urdhër për rishkrimin e librave të historisë. Ne duam që me këtë të përfshijmë më shumë historinë e Kosovës, dhe njohjen më të gjerë të saj”, ka thënë Nikolla.

Këto komnete ajo i bëri të mërkurën gjatë një takimi me Ministrin e Arsimit të Kosovës, Arsim Bajramin.

Të dyja palët janë pajtuar që të eliminojnë të gjitha barrierat në arsim që kaanë dy vendet mes vete.

Ministri Bajrami në konferencën për shtyp të mbajtur pas takimit me Ministren Nikolla tha se kanë diskutuar për qështjet të cilat po pengojnë arsimimin, për kyqjen e të dyja vendeve në konventën e Bolonjës dhe për  hapjen e të dyja vendeve për bashkpunim të ndërsjellë.

“Ne po punojmë, dhe kemi krijuar një qasje unike në përmirsimin e arsimimit në Kosovë dhe Shqipëri, ne kemi rënë dakord për verifikimin e plotë të programeve arsimore. Jemi duke punuar për njohjen e diplomave në të dyja vendet, si dhe jemi duke punuar në përmirsimin e kualitetit mësimorë, në trajnimin e arsimtarëve dhe në rrugën drejt kyqjes së arsimimit evropian”,  tha Ministri Bajrami.

Ndërsa, Ministrja e Arsimit të Shqipëris Lindita Nikolla, ka bërë të ditur se do të angaazhohen në krijimin e hapësirë dhe mundësive më të mëdha për të rinjët.

“Ne kemi rënë dakord për krijimin e Ditëve të Rinisë, këto ditë do të mbahen një në Tiranë dhe një në Kosovë. Në këto ditë nxënësit dhe studentët do të arrijnë të takohen me njëri tjetrin, të shpalosin idetë e tyre dhe të krijojnë miqësi më të mirë. Me këto ditë ne synojmë që të afrohemi më shumë me njëri tjetrin, të jëmi më të hapur me njëri tjetrin”, ka thënë Nikolla.

Ajo gjithashtu tha se po punohet për aftësimin e nxënësve për praktikë, dhe se per të arritur një zhvillim më të mirë ekonomik, duhet të zhvillohet arsimi në vend.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shqiperia-ndryshon-historine-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala