Shqipëria ndalet nga Spanja

Autori:Gazeta Fjala

shqiperia

Shqipëria ka pësuar humbje nga Spanja me rezultat 0-2 në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Ndeshje e vlefshme e fazës së tretë për grupin G në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Në pjesën e parë, spanjollët kanë dominuar në fushë dhe kanë kërkuar vazhdimisht golin e avantazhit, por mbrojtja shqiptare nuk lejoi zhbllokim të rezultatit.

Në anën tjetër, “Kuqezinjtë” janë munduar që përmes kundërsulmeve të rrezikojnë portën spanjolle, por nuk kanë arritur që të krijojnë ndonjë rast të mirë shënimi.

Rasti më i mirë në pjesën e parë ishte për futbollistët spanjollë. Ishte David Silva që në minutën e 11-të të ndeshjes u gjend në rast të mirë shënimi, por Etrit Berisha u tregua më i sukseshëm, duke pritur goditjen e tij. Spanja krijoi edhe raste të tjera për gol, por pavarësisht aksioneve të shumta, pjesa e parë përfundoi pa gola.

Goli i avantazhit erdhi në pjesën e dytë. Po zhvillohej minuta e 55-të, kur pas një pakujdesie, spanjollët kaluan në epërsi. Ishte Diego Costa që zhbllokoi rezultatin dhe i dha epërsinë Spanjës. Ndërkaq, tetë minuta më vonë, më saktësisht në minutën e 63-të, Nolito realizoi për rezultatin 0-2 në favor të spanjollëve, e që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit./GazetaFjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shqiperia-ndalet-nga-spanja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala