Shqipëria e Kosova “bllokojnë” njëra tjetrën ekonomikisht

Autori:Gazeta Fjala

5706589463_958a81427e_b

cialis black 800mg cheap Red Viagra online Shpesh shkëmbimet tregtare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë janë kritikuar për vëllimin e tyre.

Barrierat e vazhdueshme kufitare mes të dyja vendeve shqiptare kanë penguar rritjen e shkëmbimeve tregtare si dhe kanë penguar zhvillimin e bizneseve të të dyja vendeve por me theks të veçantë të bizneseve nga Kosova.

Edhe numri bizneseve, të Kosovës dhe Shqipërisë nuk është i barabartë, mase edhe kjo tregon për nivelin e ulët të shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike.

Bizneset nga Shqipëria të regjistruara në Kosovë, prej vitit 2016 e deri më tani janë 342, ndërsa bizneset nga Kosova që veprojnë në Shqipëri janë vetëm 206, sipas të dhënave nga Agjencia për Regjistrimin e Biznesit në Kosovë (ARBK), dhe nga Qendra Kombëtare e Biznesit në Shqipëri (QKB).

Sipas të dhënave të ARBK-së, numri bizneseve nga Shqipëria që veprojnë në Kosovë, për dy muajt e parë të vitit 2018 janë regjistruar 40 biznese.

“Janë 136 biznese nga Shqipëria që janë regjistruar gjatë vitit 2016, ndërsa gjatë vitit 2017 numri i tyre arriti në 166. Vetëm gjatë vitit 2018, përkatësisht deri në fund të muajit shkurt janë regjistruar 40 biznese, pra në total numri i bizneseve nga Shqipëria të regjistruara në Kosovë është 342 biznese nga viti 2016”, thuhet në përgjigjen e ARBK-së për Telegrafi.

Por numri i bizneseve nga Kosova të cilat veprojnë në Shqipëri është dukshëm më i ulët. Ky numër sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), kalon mbi 200 biznese.

“Vetëm në vitin 2018 janë regjistruar 19 biznese nga Kosova që veprojnë në Shqipëri. Në vitin 2017, pranë QKB-së janë regjistruar 104 biznese, kurse një vit më herët ky numër ishte 83. Pra, që nga viti 2016 e deri në fund të muajit shkurt 2018, janë aktive 206 biznese që veprojnë brenda Shqipërisë”, thuhet në përgjigjen e QKB-së për Telegrafin.

Veprimtaria dominuese e biznesit nga Kosova të cilat veprojnë në Shqipëri është tregtia dhe turizmi.

Sa i përket kushteve e të bërit biznes, ndërmarrësit dhe prodhuesit nga Kosova ankohen për mos mbrojtje nga shteti shqiptar. Ambienti i të bërit biznes për ta vështirësohet kur hasin në probleme të ndryshme. Mungesa e sigurisë së shërbimeve bazë është edhe arsyeja pse shumë prej tyre hezitojnë që të shtrijnë aktivitetin e tyre afarist në tregun e Shqipërisë.

Drejtori ekzekutiv i Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Ismet Mulaj, ka thënë për Telegrafi se numri i bizneseve që janë të regjistruara është shumë i vogël dhe kjo shifër nuk e arsyeton dëshirën e madhe që e kanë këto dy vende për të bashkëpunuar.

“Numri i bizneseve që janë të regjistruara ndërmjet veti është shumë i vogël. Nuk e arsyeton dëshirën e madhe që e ka Kosova dhe Shqipëria për të bashkëpunuar në fushën e biznesit, andaj është bërë më shumë politikë se sa realisht janë krijuar ura komunikimi ndërmjet të dyja anëve. Edhe ndërtimi i Autostradës nuk është që ka dhënë ndonjë efekt të jashtëzakonshëm të ekonomive të të dyja vendeve”, tha Mulaj për Telegrafi.

Sipas tij, edhe me shkëmbimin tregtar është bërë politikë. “Ka më tepër diskutim dhe marketing politik në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes. Duhet të bëhet eliminimi i barrierave të dyfishta nga të dyja anët në mënyrë që do ta lehtësonte komunikimin më të madh të biznesit. Ka ende hapësirë dhe dëshirë, por realisht më shumë ka politikë”, tha për Telegrafi, drejtori i OAK-ut, Ismet Mulaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shqiperia-e-kosova-bllokojne-njera-tjetren-ekonomikisht/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala