Shqipëri-Spanjë, pjesa e parë mbyllet 0-0

Autori:Gazeta Fjala

1476041682loja

Një Spanjë dominuese dhe një Shqipëri që pavarësisht disa gabimeve në prapavijë ka ditur të mbrohet mirë është parë në pjesën e parë të ndeshjes që luhet në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Spanjollët kanë qenë të parët që kanë rrezikuar në minutën e 4’. Top i gjatë i Sergio Ramos, por i paarritshëm nga Diego Costa, gjithçka kontrollohet mjaft lehtë nga Etrit Berisha.

Rasti i parë i pastër për spanjollët ka qenë në minutën e 10’ kur Koke për pak sa nuk shënon golin e avantazhit. Pas një kombinimi perfekt me Diego Costa, Koke godet nga brenda zonës, por Berisha shpëton portën tonë.

8 minuta më pas Berisha ka bërë mrekullinë duke pritur një gjuajtje nga jashtë zone të Vitolos.

Duhej të vinte minuta e 35’ kur Shqipëria ët shënonte edhe kërcënimin e parë real në portën spanjolle. Lenjani ka krosuar nga e majta dhe gjen bukur Roshin, i cili i beson shumë të djathtës së tij duke goditur fluturimthi, topi përfundon jashtë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shqiperi-spanje-pjesa-e-pare-mbyllet-0-0/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala