Shqipëri-Kosovë, në betejë për tregjet

Autori:Zekirja Shabani

mbledhja

Që kur Kosova u bë shtet më vete, shqiptarët dhe qeveritë e dy anëve të kufirit kanë dështuarpër të krijuar marrëdhënie normale tregtare. Në të gjithë historinë e saj të tregtisësë lirë me jashtë, Shqipëria nuk njeh aq konflikte sa me Kosovën. Gjithashtu edhe Kosova nuk njeh pengesa në tregtinë me jashtë sa me Shqipërinë.Rezultati final ka qenë në dëm të krijimit të një tregu të përbashkët, prej të cilit do të vinin të mirat ekonomike për të dy anët e të njëjtit komb. Qeveritë e dy shteteve kanë firmosur mbi 50 marrëveshje bashkëpunimi në letër, por në vend të lehtësimit, konfliktet po thellohen për ditë.

Për Shqipërinë, partnerët tregtarë janë vendet e BE-së që zënë 61,8% të së gjithë tregtisë. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me 36,2%, Turqia me 7,9%, Kina me 7,8% dhe Greqia 6,2%.

Edhe për Kosovën, partnerë kryesorë tregtarë janë vendet e BE-së metë cilat realizohet 13.7% e eksportit dhe 43.1% e importit. Përqindja më e madhe e eksportit tëKosovësështënë Kinë,me 27.2%, në Shqipëri me 14.9%, nëIndime 12.3%, Maqedoni me 10.0%, nëMalin i Zi me 5.2%, me Serbinë 4.6% dheme Gjermaninë 3.2% etj.

Për vitin 2014, Kosova realizoi përqindjen më të madhe të importit nga Serbia me 13.8%, Gjermania 12.1%, Turqia 9.3%, Italia 9.1%, Kina 8.2%, Shqipëria 6.6%, Maqedonia 5.4% etj.

Shifrat tregojnë qartë se, pavarësisht sepjesëe të njëjtit komb tregtia ndërmjet vendeve mbetet modeste dhe shembujt tregojnë se,konkurrenca për tregjet ndërmjet vendeve ka penguar zgjerimin e tregtisë.

Marrëdhëniet me konflikte kulmuan në vitin 2013, kur u përfshinë edhe autoritetet shtetërore të dy vendeve. Për herë të parë që nga viti 1999, marrëdhëniet tregtare shënuan rënie në vitin 2013, për shkak se, bllokimi i qumështit shqiptar në tregjet kosovare u pasua me bllokimin nga pala shqiptare tëimportit të mishit dhe të miellit ngaKosova. Më tej, konflikti vijoi nga pala kosovare me bllokimin e materialeve të ndërtimit.Gjatë verës së vitit 2013, qeveria kosovare zhvendosi pikat e zhdoganimit të mallrave, duke krijuar probleme për eksportuesit shqiptarë.

Sipas një studimi për tregtinë e jashtme, Kosova ka barrierat më të larta tregtare me Shqipërinë, pasi duhet të plotësohen 8 dokumente, ndërsa me vendet e tjera nuk janë më shumë se 6 a 7 të tilla.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shqiperi-kosove-kater-vite-ne-betejeper-tregjet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala