Shpiket tekstili që grumbullon energji

Autori:Gazeta Fjala

tekstil

‘Tekstili i zgjuar’ mund të furnizojë në mënyrë të vazhdueshme një orë ose një pajisje celular, duke përdorur vetëm energjinë diellorë dhe energjinë e çliruar nga lëvizjet.

Tekstili përbëhet nga fibrapolimeri të veshura me gjysëmpërcjellës, të cilët i mundësojnë asaj mbledhjen e energjisë. Këtë fibra enden pastaj bashkë me fije pambuku për të krijuar në përfundim një material tekstil me trashësi 0.32 milimetër.

Në një raport të publikuar me 12 Shtator në Journal Nature Energy, studiuesit përshkruajnë mënyrën se si kishin proceduar ata hap pas hapi, duke mbuluar fillimisht fibrat e polimerit me disa lloje materialesh që i kthenin ata në qeliza fotovoltaike të afta për të prodhuar energji nga drita e diellit./albeu.com/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shpiket-tekstili-qe-grumbullon-energji/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala