Shpëtojnë edhe 200 mijë euro të buxhetit

Autori:Gazeta Fjala

qeveria

Nisma e Qeverisë së Kosovës nën udhëheqjen e Ramush Haradinajt që me çdo kusht t’i jep para të shtetit një kompanie private nga Peja, ka dështuar edhe të martën.
Pas raportimit të gazetës inFokus, është larguar nga diskutimi kërkesa për faljen e qindra mijëra euro kompanisë “Euromaks”.

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë, për dallim nga një javë më parë kur kërkoheshin 600 mijë euro për rimëkëmbjen e biznesit të kësaj kompanie, Komuna e Kaçanikut ka bërë kërkesë në emër të “Euromaks”, përmes ministrit të Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala për t’ia dhënë 200 mijë euro këtij biznesi privat.
Kërkesa për ndihmë e kompanisë “Euromaks” nga Peja i ishte dorëzuar ekzekutivit tre javë më parë, me datë 05.02.2019, ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi i Haradinajt për ta futur në rend dite dhe obligimi i institucioneve përgjegjëse për t’ia ndarë paratë.

Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur më 19 shkurt 2019 , u hoq nga rendi i ditës pika katër për të cilën raportoi gazeta inFokus.
Në këtë pikë ishte planifikuar të diskutohej për ndarjen e më shumë se gjysmë milioni euro kompanisë private “Euromaks” nga Peja.

Kjo kompani, e cila kishte pësuar dëme nga zjarri, ka arsyetuar kërkesën, duke thënë për inFokus se “Kosova në mungesë të rrjetit të gazit dhe në mungesë të vazhdueshme të prerjeve drunore, ka përdorur qymyrin që po përbën ndotësin masiv”. /Gazeta inFokus/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shpetojne-edhe-200-mije-euro-te-buxhetit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala