Shpërthen Montella: “Është humbje e shëmtuar”

Autori:Gazeta Fjala

montella1

Milani është turpëruar në “Olimpico”, duke u mposhtur 4:1 nga Lazio.

Pas humbjes 4:1 nga Lazio, trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, u shpreh tejet i zhgënjyer. Sipas italianit, humbja erdhi nga mos përqendrimi, teksa kritikoi edhe lojtarët.

“Është humbje e shëmtuar dhe kjo ndodhi për shkak të shumë elementeve negative”, tha Montella për “Mediaset Premium”.

“Një incident i vogël, në aspektin psikik, ndryshoi ndeshjen dhe dalëngadalë ata e morën kontrollin e ndeshjes. Lazio ishin shumë efektiv dhe konkretizues para portës, i shfrytëzuan rastet që kishin”.

“Ne nuk e kishim forcën e duhur që të riktheheshim në lojë, pasi të gjithë dëshironin të ndryshonin ndeshjen në mënyrë individuale, duke mos punuar si ekip”, ka deklaruar më tej Montella.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shperthen-montella-eshte-humbje-e-shemtuar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala