Shpend, pse s’po e shet xhipin

Autori:Gazeta Fjala

8-5

Ishte një nga premtimet e tij kryesore elektorale kur kandidoi në marrjen e postit të kryetarit të Komunës së Prishtinës, por Shpend Ahmeti po shkon drejt fundit të mandatit dhe ende nuk ka arritur ta shes veturën Audi Q7 që e voziste paraardhësi i tij, Isa Mustafa.

Mirëpo tani, kur kanë kaluar më shumë se dy vite nga marrja e kësaj pozite, Shpendi ende nuk ka arritur ta shes këtë veturë e ta përmbush premtimin publik.

Nëse ky i fundit nuk arrin ta shes, siç ka premtuar, deri në fund të mandatit asaj do t’i bie vlera e tregut në gati zero euro dhe gjasat më të mëdha janë të shitet për skrap, shkruan Gazeta Fjala.

Amortizimin e pati përdorur edhe si arsyetim kryesor në Kuvendin Komunal për të marrë dritën e gjelbër nga asamblistët për shitje.

Komuna e Prishtinës e ka pasur veturën Audi Q7 dy herë radhazi në ankand publik dhe nuk ka rezultuar me shitje për arsye se nuk ka pasur oferta për blerje.

Në ankandin e fundit çmimi fillestar ka qenë 41 mijë e 810 euro, derisa është thënë disa herë se kjo veturë ishte blerë nga ish-kryetari Isa Mustafa 76 mijë euro.

Gazeta Fjala ka disa ditë që ka kërkuar nga komuna e Prishtinës një sqarim lidhur më procesin e shtijës së kësaj veture, por deri më tani nuk ka marr asnjë përgjigje.

Përveç ankandeve, zyrtarë të komunës patën prentuar gjatë vitit të kaluar se xhipin do të ekzpozojnë në shesh. Mirëpo, as këtë veprim ende nuk e ka bërë komuna e Prishinës.

“…siç jeni në dijeni, Komuna e Prishtinës tashmë e ka pasur veturën Audi Q7 dy herë radhazi në ankand publik dhe nuk ka rezultuar me shitje për arsye se nuk ka pasur oferta për blerje. Këtë herë në kohën kur do ta nxjerrim në ankand publik, vetura gjatë gjithë kohës do të ekspozohet në shesh, në mënyrë që ta shohin të gjithë. Këtë e lejon ligji dhe rregullorja për heqjen e aseteve publike”, patën deklaruar publikisht zyrtarë të komunës në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Aprovimin për shitjen e kësaj veture, kryetari Ahmeti e kishte marrë në mesin e vitit të kaluar nga  Kuvendi Komunal. Atëkohë, i pari i Prishtinës, kishte treguar se aprovimi është bërë pa votat e LDK-së.

“Me gjithë kundërshtimin e LDK-së, Kuvendi Komunal votoi propozimin tim për ta shitur veturën Audi Q7. Tani do të zhvillojmë procedurat e parapara me ligj për shitje”, kishte shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.

Ndërsa, mjetet nga shitja e makinës, sipas kreut të Komunës, është thënë se do të transferohen në buxhetin e subvencioneve në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ku aplikojnë OJQ-të, rastet sociale dhe rastet e tjera në këtë fushë./Gazeta Fjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shpend-pse-spo-e-shet-xhipin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala