Përleshja verbale e Ahmetit me nënat që mbeten pa strehë

Autori:Gazeta Fjala

shpend ahmeti

Banorët e banesave të uzurpuara në lagjen Dardania të Prishtinës, që kishin shkuar mbrëme te Kryetari i Komunës të Prishtinës, Shpend Ahmeti për t’i kërkuar zgjidhje nuk janë pritur aspak miqësisht.

Në një inçizim audio duket qartë që Ahmeti nervozohet dhe shpesh herë iu bërtet nënave që shkuan të kërkonin zgjidhje për të mos u dëbuar nga banesat që kanë jetuar për shumë vjet.

“Ngomni mirë çka po ju them, në qato banesa nuk keni me ndejt… Unë i kam 300 mijë banorë”.“Qe dy vjet po j them aman hajdeni të bëjmë zgjidhje se kanë me ju qit”, vazhdon ai.“Qysh po më bërtet”, i drejtohet një grua. “Qysh të doket me t’i bërtit dikush gruas tande”.“Mos më hajdeni te shtëpia…”/Ekonomia Online/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shpend-ahmeti-kercenon-banoret-e-lagjes-dardania/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala