Shpend Ahmeti: Kadri Veseli po e shkatërron PDK-në, siç gati e shkatërroi Kosovën

Autori:Gazeta Fjala

shpend ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj deklarimeve të Partisë Demokratike të Kosovës se Lëvizja Vetëvendosje i ka “rehatuar” 57 militantë në Ndërmarrjen Publike Banesore të Prishtinës.

Dhe ata të cilët e kanë bërë një deklarim të tillë, kreu i Prishtinës i ka quajtur edhe si “SHIK-a të vegjël”, përcjell Telegrafi.

“Kadria po e shkatërron PDK-në ashtu siç gati e shkatërroi Kosovën. Për këtë të dytën e kemi ndaluar dhe do ta ndalim, e për të parën si duket nuk ka shpëtim”, ka shkruar ndër tjerash Ahmeti në Facebook.

Postimi i plotë i Shpend Ahmetit në Facebook:

Gjenerata e re e PDKse apo më mirë me e quajt gjenerata e Kadri Veselit, për dallim nga themeluesit, nuk ështe ngritur me sakrificë apo aktivizëm kombëtar por vetëm me servilizëm ndaj Kadrisë. Ky servilizëm është shpërblyer me financa e pushtet.

Keta janë gjenerata e shpifësve, mjegullkrijuesve, e portaleve të shpërndarjeve të lajmeve të rrejshme. E mira është se Kadria i nxorri gati të gjithë mbi sipërfaqe dhe tash këta duhet me tregu vetën.

Këta nuk kanë as konstituencë e as votues prandaj edhe nuk japin llogari publike por vetëm llogari te shefi ku shtyhen se cili shpifi më shumë e cili lujti me shumë lojë të flliqta. Kane qef krejt me u bo ShIKa rë vegjël.

Kadria po e shkatërron PDKnë ashtu sic gati e shkatërroi Kosovën. Për këtë të dyten e kemi ndaluar dhe do ta ndalim, e për të parën si duket nuk ka shpëtim.(sic) /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shpend-ahmeti-kadri-veseli-po-e-shkaterron-pdk-ne-sic-gati-e-shkaterroi-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala