Shpend Ahmeti i takon studentët nga Tetova

Autori:Zekirja Shabani

student

 

Një grup i studentëve nga Tetova të premten kanë vizituar komunën e Prishtinës, ku u priten nga kryetari Shpend Ahmeti.

Enis Baftiu, kryetar i komitetit progresiv të studentëve të Tetovës tha së kjo vizitë është simbolikë e bashkëpunimit kombëtarë në mes dy vendeve, Kosovës dhe Maqedonisë.

“Shpresojmë të vazhdojmë kështu me këtë bashkëpunim edhe në të ardhmen duke ju treguar të gjithëve së populli shqiptar sidomos rinia shqiptare janë të unifikuar dhe askush nuk mund ti ndaj”, ka thënë Baftiu.

Ndërsa kryetari  i Prishtinës Shpend Ahmeti, tha se Kosova e as Maqedonia nuk i kanë punët mirë.

“Mirëpo nëse i krahasojmë gjendjen ekonomike dhe sociale Kosova është mbrapa nga Republika e Maqedonisë po ashtu edhe e Shqipërisë”, ka thënë Ahmeti.

Sipas tij marrëveshjet më Serbinë po e rrezikojnë Kosovën si shtet dhe krijimi i një identiteti të veçantë duke thënë se populli shqiptare meriton të jetoj si popujt të tjerë dhe nuk duhet të ndihen më të ulët se askush. /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shpend-ahmeti-i-takon-studentet-nga-tetova/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala