Shpend Ahmeti “i hapë” 200 vende të reja të punës

Autori:Gazeta Fjala

Shpendi1-1024x682

Së paku 200 vende të reja të punës me paga konkurruese ka premtuar se do të happen në Prishtinë, i pari i kësaj komune Shpend Ahmeti, të enjten.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë atyre që dёshirojnё tё punojnё nё kompani tё marketingut dhe qё e dinё gjuhёn gjermane, në promovimin e kompanisё “Teleperformance Germany” nga Gjermania, e cila do ti hapë zyrat e saj në Kosovë.

“Minimumi 200 vende tё reja tё punёs, sepse kjo varet nga fakti se sa  kemi njerёz tё kualifikuar  me aftёsi tё gjuhёs gjermane”, ka thёnё Ahmeti.

I pari i Prishtinёs ka thёnё se Komuna e Prishtinёs  muajve tё ardhshëm do tё bashkёpunon me “Teleperformce Germany” dhe kompani tё tjera  pёr tё vazhduar hapjen e vendeve të reja tё punёs.

Ahmeti theksoi se synimi i tyre ёshtё qё Prishtinёn ta bёjnё qendёr tё shёrbimeve tё tilla, duke shtuar se janё nё rrugё tё mirё nё kёtё drejtim.

Ndёrsa  Michael Ridder, nga kompania “Teleperformance Germany” ёshtё shprehur i kёnaqur qё do tё fillojё punёn nё Kosovё si njё kompani e cila ёshtё lidere udhёheqse nё marketing dhe  shёrbimeve ndaj klienteve nё Evropё dhe tani nё Kosovё.

“Duke synuar rritjen e kompanisё tonё jashtё tregut gjerman, kemi parё si njё mundёsi tё mirё Kosovёn dhe duke e parё edhe mbёshtetjen edhe nga Komuna e Prishtinёs”, ka thёnё Ridder.

Ndёrsa kjo kompani me punё e saj pritet qё tё fillojё punёn nё qershor.

Ndёrsa Arion Rizaj, nga kompania “Human Poëer LLC”,  e cila do tё  menagjojё procesin e rekrutimit, ka thёnё se procesi i rekrutimit tё agjenteve ka filluar, duke theksuar se interesimi ёshtё shumё i madh./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shpend-ahmeti-i-hape-200-vende-te-reja-te-punes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala