Shoqata e Malazezëve kërkon takim urgjent për demarkacionin

Autori:Gazeta Fjala

demarkacioni

Shoqata e Malazezëve në Kosovë ka bërë thirrje kryeministrit, kryetarit të parlamentit, presidentit dhe të gjithë liderëve të partive politike që të organizojnë urgjentisht një takim të përbashkët me Komisionin Kufitar të Malit të Zi me qëllim të arritjes së një marrëveshje në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi.

“Jemi të bindur që Mali i Zi si shtet nuk ka qenë kurrë dhe as nuk do të jetë pengesë për qytetarët e Kosovës, për liberalizimin e vizave. Marrëdhëniet në mes të dy shteteve janë në nivelin më të lartë dhe pritet përmirësim i marrëdhënieve ekonomike dhe rritjen e tregtisë mes dy vendeve. Marrëveshja për demarkacionin në Nenin 7 jep mundësinë që në bazë të marrëveshjes së ndërsjellë në mes të dy vendeve të kryejnë korrigjimet e nevojshme dhe të balancuar pa ndonjë kufizim” thuhet në deklaratën e kryetarit të shoqatës, Slobodan Vuçiq.

Ndër të tjera është thënë që çështja e demarkacionit me Malin e Zi nuk duhet të jetë arsye për zgjedhje të parakohshme parlamentare, dhe qytetarët nuk duhet të mbahen peng nga politika e askujt.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shoqata-e-malazezeve-kerkon-takim-urgjent-per-demarkacionin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala