Shoferi kosovar që u dënua me 500 euro, -5 pikë dhe mbeti pa leje

Autori:Zekirja Shabani

leja_1544048218-1872313-1

Gjatë 24 orëve të fundit, policia e trafikut ka shqiptuar gjithsej 955 gjoba kundërvajtëse gjithandej Kosovës.

Kohën e fundit dukshëm është rritur numri i tiketave të shqiptuara brenda një dite, kjo edhe pas ndryshimit të Ligjit për Komunikacion.

Kështu, në një grup të mbyllur në rrjetet sociale një i ri ka publikuar dënimin që i është shqiptuar atij nga ana e policisë civile.

“-5 pikë, 500 euro, 1 vit pa leje”, ka shkruar ai krahas fotografisë, transmeton Indeksonline.

denimiii_1544048184-8933006

I njëjti ka sqaruar se pse ka marrë këtë dënim, dhe pse i është ndaluar të drejtojë automjetin.

“Zona 40km/h unë kesh me shpejtësi 108 km/h konstant edhe përmas civilat me X5 tu m’provoku, e hangra foren tu bo tejkalime vi t’plote edhe qeshtu krejt kapak”, ka shkruar ai tutje në këtë grup në Facebook.

arsyeja-e-denimit_1544048192-4855590

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shoferi-kosovar-qe-u-denua-me-500-euro-5-pike-dhe-mbeti-pa-leje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala