Shkuarja në Haxh për kosovarët, më e shtrenjta në rajon

Autori:Gazeta Fjala

o-ISIS-HAJJ-MECCA-facebook-600x360

Si shtylla e pestë e fesë islame, shkuarja në Haxh besimtarëve myslimanë në Kosovë u kushton më shtrenjtë se atyre të vendeve të rajonit.

Edhe pse me standardin më të ulët, në Kosovë shkuarja në Haxh kushton më shumë se shkuarja nga vendet e tjera.

Sipas të gjeturave të Evropës së Lirë, thuhet se ky udhëtim për myslimanët kosovarë kushton 4 mijë e 800 euro. Ndërsa, në vendet e rajonit ky çmim është dukshëm më i vogël.

Kroaci – 4 mijë e 500, Maqedoni e Veriut – 4 mijë e 100, Bosnja dhe Hercegovina – 4 mijë e 160, Mali i Zi, 3 mijë e 800 dhe nga Serbia – 3 mijë e 600 euro.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shkuarja-ne-haxh-per-kosovaret-me-e-shtrenjta-ne-rajon/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala