Shkrimi i Hoxhajt për New York Times, lajm në mediat e rajonit

Autori:Gazeta Fjala

enver-hoxhaj

Mediat e rajonit i kanë kushtuar rëndësi të veçantë shkrimit të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, të botuar javën që shkoi në ballinën e edicionit internacional të New York Times.

Mediat kryesore të Kroacisë kanë pasqyruar shkrimin e Hoxhajt si tërheqje të vërejtjes për zhvillimet në Ballkan dhe forcat e errëta që ndodhen pas këtyre zhvillimeve.

Agjencia e lajmeve Hina në Kroaci thekson përdorimin e Serbisë nga ana e Rusisë për të rifituar fuqi në Ballkan dhe për ta shtrirë sferën e saj të influencës në rajon.

Dnevnik.hr ka shkruar se si Serbia po tenton ta dominojë rajonin përmes aleatit të saj tradicional, Rusisë dhe ka përmendur thirrjen që Hoxhaj i ka bërë vendeve perëndimore ShBA’së, BE’së dhe NATO’s për t’i ndërmarrë masat e duhura preventive kundër këtyre tentativave qëllimkëqija.

Në këtë radhë, në lidhje me shkrimin e Hoxhajt ka shkruar edhe index.hr, medium ky i cili ka vënë në pah se si Serbia po tenton ta dominojë rajonin duke i manipuluar pakicat e saj në shtetet e Ballkanit për t’i dobësuar ato.

Në anën tjetër, mediumi serb Dnevni si dhe agjencia serbe e lajmeve Tanjug kanë shkruar se Hoxhaj e ka akuzuar Serbinë përmes New York Times për një sërë çështjesh, me theks të veçantë për destabilizimin e rajonit pas dy dekadash stabiliteti.

Shkrimi i Hoxhajt në New York Times erdhi vetëm një javë pasi gazeta publikoi një editorial në lidhje me zgjedhjen president të Aleksandër Vuçiq, gjë të cilën prestigjiozja amerikane e vlerësoi si kundërshtim të demokracisë nga ana e Serbisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shkrimi-i-hoxhajt-per-new-york-times-lajm-ne-mediat-e-rajonit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala