Shkoi për të mbështetur kombëtaren, tifozi shqiptar ndërron jetë

Autori:Gazeta Fjala

tifozi37

Një tifoz nga Tirana humbi jetën në spitalin e Shkodrës pas ndërprerjes së ndeshjes Shqipëri-Maqedoni nga një infarkti në zemër. Viktima është shtetasi Kadri Skrela, 55 vjeç.

“Më datë 05.09.2016 rreth orës 23:30, jemi njoftuar se në urgjencën e spitalit rajonal Shkodër, ka shkuar i shoqëruar nga familjarët e tij shtetasi Kadri Skrela, 55 vjeç, banues në Tiranë , i cili ka ndërruar jetë” informon policia.

Menjëherë është nisur grupi hetimor për sqarimin e situatës, ku nga deklarimet e familjarëve ka rezultuar se kyshtetas ka qenë në stadium për të parë ndeshjen e futbollit Shqipëri-Maqedoni nëShkodër dhe pas ndërprerjes së ndeshjes ky shtetas është larguar me familjarët, ku gjatë rrugës ka pasur probleme (patologji) me zemrën.

Pasi është transportuar për në urgjencën e spitalit rajonal Shkodër, aty ka ndërruar jetë.

Nga rezultati paraprak i ekspertizës mjeko-ligjore, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar dëmtime të tjera, dhe vdekja dyshohet të jetë shkaktuar si pasojë e një infarkti në zemër, pasi ky shtetas para disa kohesh kishte patologji në zemër.

“Si më sipër ju sqarojmë se si rezultat i deklarimeve të personave që e shoqëronin dhe kqyrjes së vendit të ngjarjes rezulton se shkaku i vdekjes është për shkak të patologjisë dhe jo nga shkarkesa elektrike, siç është njoftuar në media”.
Materialet për këtë ngjarje i përcillen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shkoi-per-te-mbeshtetur-kombetaren-tifozi-shqiptar-nderron-jete/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala