Shkencëtarët kanë paralajmërime për ujin e pijshëm

Autori:Gazeta Fjala

57301_uji-e-madhe

Më shumë se 80 për qind e ujit të pijshëm në botë është i ndotur me plastikë, zbulojnë hulumtimet e reja.

SHBA ka shkallën më të lartë të kontaminimit në 93 përqind, pasuar nga Libani dhe India. Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe kanë nivelet më të ulëta, megjithatë, ato ende arrijnë në 72 përqind.

Në përgjithësi, 83 përqind e mostrave të ujit nga dhjetra vende në mbarë botën përmbajnë mikroplastikë. Shkencëtarët paralajmërojnë se mikroplastikat janë aq të vogla sa mund të depërtojnë në organe.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shkencetaret-kane-paralajmerime-per-ujin-e-pijshem/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala