Shkatërrohet statuja e Messit në Argjentinë

Autori:Gazeta Fjala

1_1512393342-6940790 (1)

Statuja e Lionel Messit në Buenos Aires është shkatërruar për herë të dytë gjatë këtij viti. Këmba e argjentinasit është prerë, duke lënë trupin e statujës së argjentinasit në trotuar

Në janarin e vitit 2017, skulptura pësoi dëmtime të ngjashme, teksa busti dhe koka ishin dëmtuar, por ata u rregulluan sërish.

Kjo skulpturë është vetëm një nga disa, të cilat Messi i ka në Argjentinë.

“Paseo de las Glorias” ku është vendosur statuja është një vend publik, ku janë ngritur statujat e sportistëve të tjerë të njohur.

Ende policia vendase nuk ka gjetur fajtorët, dhe ky gjest duket i pakuptimtë në këtë moment kur Messi shpërtheu në ndeshjet e fundit kualifikuese duke realizuar het trik kundër Ekuadorit, duke dërguar kështu Argjentinën direkt në Kupën e Botës.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shkaterrohet-statuja-e-messit-ne-argjentine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala