Shkaktarët më të mëdhenj të stresit për punonjësit

Autori:Gazeta Fjala

stress

Ja se çfarë konsiderojnë punonjësit më stresuese se sa të kenë një shef të keq, kolegë të vështirë ose udhëtim të gjatë.

Nga orët e gjata tek shefat e këqij, një numër çështjesh mund të shfaqen në vendin e punës. Mirëpo, nga ato, shumica e punonjësve kanë zbuluar se posedimi i qëllimeve të paqarta është burimi i tyre më i madh i stresit.

Duke anketuar më shumë se 10,000 meshkuj dhe femra në industrinë e teknologjisë, faqja e punës Comparably zbuloi shkaktarët më të lartë të stresit për njerëzit në punë. Përveç udhëtimeve të gjata, kolegëve të vështirë, menaxherit të keq apo orarit të gjatë, shumica e punonjësve thanë se ‘’qëllimet e paqarta’’ ishin aspekti më stresues në karrierat e tyre. Në fakt, 42 përqind e punonjësve e pranuan se stresohen nga kjo pasiguri e qëllimeve, me ‘’udhëtimin’’ dhe ‘’menaxherin e keq’’, të dytat, secila me 16 përqind të votave. Dhe duket se gjëja e fundit për të cilën brengosen njerëzit janë orari i gjatë( 12 përqind), pas kolegëve të vështirë (14 përqind).

Në çdo departament brenda industrisë së teknologjisë, duke përfshirë administratën, inxhinierinë, marketingun dhe ligjin, përgjigja më e famshme për meshkujt dhe femrat ishte ‘’qëllimet e paqarta’’ si burimi primar i stresit në punë. Edhe pse, për njerëzit me moshë 61-65, qëllimet nuk ishin prioritet, në fakt, posedimi i qëllimeve të paqarta krahasohej me posedimin e një menaxheri të keq, të dy duke pranuar 31 përqind të votave nga këto mosha.

Në anën e kundërt, punonjësit e moshës 31-35 dhe punonjësit me Master kishin numrin më të lartë të pjesëmarrësve (45 përqind) të cilët pajtoheshin se qëllimet e paqarta ishin zonat më stresuese. Njerëzit në karrierën e tyre të hershme gjithashtu stresohen më së shumti për definimin e qëllimeve të tyre, 44 përqind e punonjësve në vitin e parë, të dytë ose të tretë të punës thanë se qëllimet e paqarta ishin shkaktari më i lartë i stresit. (Entrepreneur)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shkaktaret-me-te-medhenj-te-stresit-per-punonjesit-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala