Shihni një herë javën e Angela Merkelit?

Autori:Gazeta Fjala

merkeli

Udhëtimet e Merkelit janë zakonisht të programuar për të shmangur aktivitetet e kotë apo pushimet dhe shpesh herë janë të tipit: “Udhëtim në Kinë apo SHBA dhe kthim ditën tjetër”. “Ajo mund të flerë në avion, gazetarët dhe shumica e stafit nuk munden. Kjo i bën udhëtimet të tmerrshëm. Ndonjëherë të vjen keq për stafin e saj, që e sheh ulur në krah të kancelares, duke u munduar fort që të mos i zërë gjumi”

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dukej e zbehtë dhe e lodhur kur mbërriti në samitin e BE në Bruksel të enjten, por gjithësesi i përshëndeti me një buzëqeshje miqësore gazetarët e pranishëm. Politikania 60-vjecare po përballej me negociata të vështira me Greqinë, në lidhje me paketën e shpëtimit dhe sapo kishte ardhur me avion nga Bjellorusia, ku ishte angazhuar në një negociatë të komplikuar 16 orëshe, gjatë gjithë natës, në lidhje me armëpushimin në Ukrainë.

Gazetat gjermane folën për “maratonën e pabesueshme të Merkelit”, apo “java diplomatike e Merkelit mes luftës dhe paqes”.

Përgjatë vetëm një jave, udhëheqësja gjermane kishte udhëtuar për në Kiev (të enjten), ishte kthyer në Berlin (të premten), më pas kishte shkuar për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë (të premten), përpara se të nisej për në Mynih në punimet e Konferencës së Sigurisë të shtunën.

Vizita në qendrën e Bavarisë ishte vetëm një ndalesë e përkohshme përpara se të nisej përtej Atlantikut, për në Uashington D.C. (të dielën), për negociatat me presidentin Obama të hënën. Programi i takimeve të saj ishte shumë i ngjeshur, me qëllim që të përfshinte dhe një udhëtim në Otava, po atë ditë, përpara se t’i hipte avionit në darkë për t’u kthyer në Berlin.

Por kjo nuk mjaftonte: të mërkurën, merkeli mori pjesë në ceremoninë përkujtimore për ish presidentin gjerman, Richard von Weizsaecker përpara se të nisej në Minsk të Bjellorusisë, ku diplomacia e gjithë natës e la pa gjumë.

Në një intervistë të rrallë për jetën e saj private në vitin 2013, Merkeli u pyet nëse i mjaftonin vetëm katër orë gjumë: “Jo”, u përgjigj kancelarja. “Unë kam një kapacitet të caktuar dhe pastaj më duhet të rikarikohem sërish”.

Në një përpjekje për të shpjeguar qëndrueshmërinë misterioze të Merkelit, Die ëelt shkruante se “sekreti i gjendjes së mirë të Merkelit është njohur prej shumë vitesh dhe është shumë i thjeshtë: nuk ka një të tillë”.

E përjavshmja gjermane Focus vlerësonte se Merkeli kishte udhëtuar afro 12500 milje javën që kaloi, duke e përshkruar “gruan më të pushtetshme të Europës si një natyrë shumë e fortë”.

“Fuqia e saj e përqëndrimit rritet bashkë me sfidat”, citonte revista një prej pjesëtarëve të rrethit të ngushtë të kancelares. “Nëse më premtoni që nuk do ia thoni Znj. Merkel, unë ju pranoj që ndonjëherë pas një udhëtimi me të, kur zgjohem “nga koma” në shtëpi, hap sytë dhe e shoh sërish në lajme, tashmë në një tjetër qytet apo në një tjetër zonë orare, në lëvizje. Pyes veten: po si ia del vallë?”, tha për NBC News Thomas Walde, zëvendës drejtori i ZDF në Berlin.

Walde, i cili udhëton shpesh me kancelarenn gjatë lëvizjeve të saj jashtë Gjermanisë, thotë se udhëtimet e Merkelit janë zakonisht të programuar për të shmangur aktivitetet e kotë apo pushimet dhe shpesh herë janë të tipit: “Udhëtim në Kinë apo SHBA dhe kthim ditën tjetër”.

Më tej ai shton: “Ajo mund të flerë në avion, gazetarët dhe shumica e stafit nuk munden. Kjo i bën udhëtimet të tmerrshëm. Ndonjëherë të vjen keq për stafin e saj, që e sheh ulur në krah të kancelares, duke u munduar fort që të mos i zërë gjumi”.

Në fillim të 2013-ës, gjatë intervistës, Merkelin e pyetën: “A doni të flisni për “rutinën ditore” apo “emergjenca shtetërore”? Pas një pauze të shkurtër, kancelarja u përgjigj: “rutina ditore”… dhe më pas shtoi: “po shiko, shpesh herë këto të dyja janë identike”./NBC/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shihni-nje-here-javen-e-angela-merkelit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala