Shfaqet flamuri i ISIS në Prishtinë

Autori:Gazeta Fjala

isisiii_1474028845-2087862

Policia e Kosovës gjatë një patrullimi në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë të enjten në mëngjes ka gjetur një flamur të ISIS-it

Sipas një raporti policor, të cilin e posedon “Zëri”, një flamur me simbole religjioze ishte vendosur në shtyllë të semaforave, me një mbishkrim në gjuhën arabe.

“Dyshohet se flamuri kishte simbole të organizatës terroriste ISIS. Në vendin e krimit, njësiti policor kundër terrorizmit e ka bërë egzaminimin e kamerave, të vendosura në ndërtesat përreth, ku kanë vërejtur tre të dyshuar me pantollona të shkurtëra duke e vendosur flamurin e ISIS-it në shtyllën e semaforave”, shkruan mes tjerash në raportin policor që e posedon.

Policia ende nuk e ka arrestuar askënd për këtë rast

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shfaqet-flamuri-i-isis-ne-prishtine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala