Sheshel refuzon të kthehet në Hagë

Autori:Gazeta Fjala

shesheli

Ultranacionalisti serb, Vojisllav Sheshel, tha se nuk do t’i ndjekë seancat dëgjimore javën e ardhshme, në rastin e tij përpara Tribunalit të Hagës për Krime Lufte.

Sheshel tha të enjten se “kurrë nuk do të kthehet në Hagë vullnetarisht”.

Gjykata në Hagë e ka liruar atë vitin e kaluar nga akuzat për krime lufte, gjatë luftërave në Ballkan në vitet 1990, por prokurorët e kanë apeluar vendimin, raporton AP.

Prokurorët fillimisht e kanë akuzuar Sheshelin për krime, përfshirë persekutim, vrasje dhe tortura në luftërat në Kroaci dhe Bosnje.

Sheshel ka kaluar vite në paraburgim të Tribunalit, pasi është dorëzuar në vitin 2003.

Sheshel, i cili udhëheq Partinë Radikale Serbe, është anëtar i Parlamentit të Serbisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/sheshel-refuzon-te-kthehet-ne-hage/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala