Sheshel: Ballisti nuk i duhet Beogradit, t’i kthehet Shqipërisë

Autori:Gazeta Fjala

sheshel-2-710x441

Politikani i njohur serb dhe radikali Vosjllav Sheshel ka folur për arrestimin e Ismail (Ballist) Morinës në Kroaci.

Shesheli thotë se Beogradi nuk duhej të ishte marrë me këtë çështje, pasi do të sjellë rrëmujë në Luginën e Preshevës.

“Prisja që gjykata kroate të mos e merrte në konsideratë këtë çështje. Çfarë na duhet neve Morina? Përveçse do të sjellë rrëmujë në Luginën e Preshevës dhe në Kosovë? Në vend që të merremi me kriminelët shqiptarë që trafikojnë organe njerëzish, merremi me dikë që suksesin e tij të vetëm e ka daljen në pah të gomarllëkut të policisë dhe sigurimit të stadiumit ku u zhvillua takimi. Nëse ai ekstradohet i bëj thirrje organeve të drejtësisë dhe qeverisë serbe që dënimi ndaj Ballist Morinës të jetë 5 ditor dhe mos ti lejohet hyrja në Serbi, për 10 vjet e me pas rikthimi i tij tek autoritetet shqiptare”, ka thënë radikali Vosjllav Sheshel.

Theksojmë se me kërkesë të shtetit serb tifozi i kombëtares shqiptare pritet të ekstradohet në Serbi nga drejtësia kroate.

Ndryshe, Ballisti do të gjykohet në shtetin serb për nxitje të urrejtjes shkaku i ngritjes me dron të një flamuri të “Shqipërisë Natyrale” në stadiumin e Partizanit të Beogradit, ku po zhvillohet ndeshja mes kombëtares serbe të futbollit dhe asaj shqiptare.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/sheshel-ballisti-nuk-i-duhet-beogradit-ti-kthehet-shqiperise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala