Shërbimi Korrektues i Kosovës jep detaje për vdekjen e të burgosurit

Autori:Gazeta Fjala

unnamed-3-6-780x439

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 20:15, në Qendrën Korrektuese në Dubravë ka bërë vetëvarje me jelekun e tij në grilat prapa derës së dhomës së qelisë, i burgosuri me inicialet F. I.

ShKK thotë se me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të burgut, por përkundër përpjekjeve për reagimin nuk kanë arritur të kthejnë në jetë dhe si pasojë ai ka ndërruar jetë.

“Personi në fjalë ishte i dënuar për veprën penale: Lëndim i rënd trupor. Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin”, thuhet në njoftim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/sherbimi-korrektues-i-kosoves-jep-detaje-per-vdekjen-e-te-burgosurit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala