Shenjë e krizës?! Biznesi i madh ul konsumin e energjisë

Autori:Gazeta Fjala

energjiaaa

Konsumi i energjisë elektrike u ul me 2.3 për qind në vitin 2016 sipas të dhënave të Entit Rregullator të energjisë. Shifrat mbi bilancin e energjitik tregojnë se më 2016 konsumi vendas i energjisë arriti ne 7,094,576 MW/h, ndërsa më 2015 konsumi ishte 7,265,526.

Por nga të dhënat krahasuese shihet se është ulur në mënyrë të ndjeshme konsumi në konsumatorët e tensionit të lartë.  Kjo kategori janë kryesisht biznese, konsumi i të cilave ra me 17 për qind më 2017.

Nga 610,2017 MW/h që konsumoi kjo kategori më 2015, vitin e kaluar ka konsumuar 502,895 MW/h.

Treguesit e tjerë të konsumit nuk kanë pësuar luhatje, pasi ndryshimet janë afër zeros.

Shitjet për institucionet familjare dhe jofamiljarë janë rritur me respektivisht 0,02 dhe 0,04 për qind.

Konsumi i energjisë shënoi ulje për të tretin vit rradhazi. Arsyetimi më i hershëm i OSHEE-së për këtë çështje lidhet me tendencën për të mosshpërdoruar energjinë elektrike nga konsumatorët. Shtrëngimi i politikave dhe mjeteve për grumbullimin e faturave të energjisë i ka bërë më racionale konsumatorët. Por të dhënat e vitit të fundit tregojnë së rënia erdhi nga konsumatorët e mëdhenj të energjisë (bizneset e mëdha).

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) parashikon që konsumi i energjisë do të ulet me 27 % deri më 2018 në krahasim me 2016.

Kjo ulje, sipas përllogaritjeve te OSSHE -se do të vijë për disa arsye që kanë të bëjnë me uljen e popullsisë, me ngrohjen e motit dhe me liberalizimin e tregut.

Metodologjia e përllogaritjes së kërkesës për energji merr për bazë historikun e të dhënave mbi energjinë totale të injektuar në rrjetin e OSHEE gjatë periudhës 2007-2015, informacionin mbi sasitë e shitura të energjisë gjatë periudhës 2007-2015, planin e veprimeve të ndërmarra për reduktimin e humbjeve teknike dhe jo-teknike.

Në treguesit e konsumit OSSHE ka marrë në konsideratë edhe ndryshimet klimaterike. Nisur nga fakti që konsumatori familjar në Shqipëri zë konsumin më të madh i cili ndikohet drejtpërdrejt nga kushtet e klimaterike në vend.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shenje-e-krizes-biznesi-i-madh-ul-konsumin-e-energjise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala