Shëndetësia e harruar kosovare

Autori:Gazeta Fjala

QKUK-kirurgjia-830x552

Deklarimet e Qeverisë së Kosovës se shëndetësinë e ka një nga pesë prioritetet po dëshmohet se nuk janë reale.

Me rishikimin që i ka bërë buxhetit Qeveria e ka zvogëluar shumën e buxhetit të ndarë për këtë sektor.

Ankesa për lënien anash të shëndetësisë sa i përket buxhetit për vitin 2016 pati në fillim të këtij viti edhe nga ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, por edhe nga menaxherë të institucioneve shëndetësore publike, shkruan sot Koha Ditore.

Rrahmani pati thënë se me rishikimin e buxhetit në gjysmën e vitit do të “përmirësojë gabimin” me shëndetësinë. Por, kjo nuk ka ndodhur.

Rishikimi i buxhetit e ka varfëruar edhe me shumë shëndetësinë. Vetëm QKUK-së si institucioni më i madh publik shëndetësor, me rishikim i janë marrë 2 milionë euro. Shkurtime të buxhetit ka edhe në segmente të tjera të shëndetësisë.

Me rishikimin e buxhetit nuk pajtohet as Ministria e Shëndetësisë (MSH).

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shendetesia-e-harruar-kosovare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala