Shefi i tenderëve të PTK-së shkel ligjin, i merret licenca (Dokument)

Autori:Zekirja Shabani

ptk

Menaxheri i prokurimit të PTK-së, Fatmir Gjonbalaj ka mbetur pa licencë dhe është dënuar ndërmarrja me 30 mijë euro nga Organi Shqyrtues i Prokurimit. Krejt kjo për shkak të shkeljeve të ligjit të prokurimit dhe rregullave të prokurimit të konstatuara nga OSHP, të cilat thuhet se Gjinbalaj i ka bërë në tenderin për “Furnizim me shtylla per BTS”.

“z. Fatmir Gjonbalaj – Menaxher i Prokurimit, konform nenit 25,8 të LPP-se, i shqiptohet masa e anulimit të licencës së prokurimit, për shkak të shkeljeve të rënda të LPP-së dhe rregullave të prokurimit, me rastin mos zbatimit të vendimeve të OSHP-së”, thuhet në vendimin e lëshuar të enjten.

Sipas vendimit të OSHP-së Gjonbalaj nuk ka respektuar vendimin e OSHP-se Nr.S8/1S të dates: 03.03.2015 për pezullim automatik të këtij aktiviteti të prokurimit, pas parashtrimit të ankesës së OE ankues “Astra Pian”.

“Menaxheri i prokurimit  z.Gjonbalaj edhe përkundër këtij fakti, i cili e ka obliguar AK-ne dhe zyrtarin e prokurimit që menjëherë të bëjë pezullimin e këtij aktiviteti të prokurimit, i njëjti nuk ka zbatuar as vendimin tjetër të kryetarit të OSHP-së të datës: 05.03.2015 me Nr.5815 për refuzimin e kërkesës për heqje të pezullimit automatik per ketë aktivitet të prokurimit”.

OSHP vlerëson se menaxheri në fjalë është arsyetuar se vendimi për refuzimin e heqjes së pezullimit automatik ka arritur të autoriteti kontraktues Posta dhe Telekomunikaeioni i Kosoves vetëm 2 minuta para se të behet dorezimi i ofertave.

Ndërkaq, OSHP-ja kaa marrë vendim qëAutoriteti kontraktues, në këtë rast PTK të dënohet me 30 mijë euro për shkak të mos zbatimit të vendimeve të gjykatës së tenderëve dhe tentimit për të bishtnuar vendimet.

Këtë gjobë PTK është e obliguar ta paguaj brenda 15 dite.

Gazeta Fjala ka provuar të marr përgjigje nga zyrtarët e PTK-së lidhur me këtë qështje por ata nuk i janë përgjigjur pyetjeve të enjten. /Gazeta Fjala/

ptk ligji

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/shefi-i-tendereve-te-ptk-se-shkel-ligjin-i-merret-licenca-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala